Lipjanipress

Tenderi milionësh në KEK -lirohet nga akuza Nijazi Thaçi

Lajme

Njazi Thaçi dhe të tjerët akuzoheshin lidhur me një tender të KEK-ut. Prokurori Paul Flyn është tërhequr nga akuza ndaj të gjithë të pandehurve në rastin gjyqësor ndaj Njazi Thaçit dhe të tjerëve.

Thaçi dhe të tjerët akuzoheshin lidhur me një tender të KEK-ut për furnizim me pjesë rezervë për makinerinë e rëndë.

Njazi Thaçi, drejtor operativ në KEK, akuzohej nga Prokuroria Speciale për tri vepra penale lidhur me një tender milionësh të dhënë në vitin 2011. Ai akuzohej për periudhën kur ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në KEK.

Ai është kushëriri i presidentit Hashim Thaçi.

Së bashku me Thaçin akuzoheshin edhe katër zyrtarë të tjerë të KEK-ut për të njëjtin tender.

Po ashtu, Prokuroria Speciale akuzonte edhe ish-kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha dhe ekspertin Shqyrtues të këtij organi, Azem Durakun.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën sipas së cilës, zyrtarë të lartë të KEK-ut, ish-kreu i OSHP-së dhe një ekspert i saj akuzoheshin se i dhanë tenderin dy kompanive (SOLAR&ORTEX URO GROUP dhe Beli COM) përkundër se e dinin se ato kanë paraqitur autorizime të falsifikuara dhe dokumente të tjera relevante të falsifikuara dhe se nuk i kanë plotësuar kriteret për tenderin e KEK-ut”.

Facebook Comments

Related posts

QKUK më saktësisht në zyrat e administratës kishin hyrë persona të dyshuar

Press Lipjani

Beograd, një veturë në lëvizje shpërthen afër një shkolle (Video)

lipjanipress

Blerim Ruzhdi Ukaj: Biografia e Kandidatit për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje!

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli