LipjaniPress

Tërheqja e Thaçit dhe Veselit nga Specialja- A u tradhtuan e shfrytëzuan deputetët e PDK’së?

Lajme

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk po ndjehen të shfrytëzuar e as të tradhtuar nga tërheqja e liderit të tyre, Kadri Veselit dhe ish shefit të PDK’së Hashim Thaçit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Thonë se ishin të vetëdijshëm për nënshkrimet e tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, tha sot se deputetët e pozitës u shfrytëzuan dhe tradhtuan nga shefat e tyre kur nisën iniciativën kundër Speciales.
Pavarësisht se krijuan zhurmë të madhe në përpjekje për mos t’i dhënë fuqi Gjykatës Speciale, tre liderët kosovarë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Ramush Haradinaj, tashmë kanë ndërruar qëndrim.

Por, nënshkrimet e atyre që i dhanë mbrëmjen e 22 dhjetorit mbeten ende në Qeveri, e cila shpejt pritet të jap një mendim për ta nisur tutje në Kuvend projektligjin për shfuqizimin e Speciales.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ishte shprehur qartazi se nuk do ta përkrahnin këtë nismë të 43 deputetëve, e cila do të shkonte ndesh kundër ndërkombëtarëve, thanë se ligjvënësit u tradhtuan nga shefat e tyre për Specialen.

Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media, derisa ka kritikuar Ramush Haradinajn për keqqeverisje, deklaroi se deputetët e pozitës u shfrytëzuan dhe u tradhtuan nga shefat e tyre kur nisën iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Liderët e Kosovës shfrytëzuan deputetët e tyre dhe në fund i tradhtuan”, u shpreh ai para gazetarëve.

Por kështu nuk mendojnë tre deputetët e PDK’së, nënshkrimi it ë cilëve është në mesin e 40 të tjerëve për ta shfuqizuar Specialen.

Memli Krasniqi e quan deklaratë paushall, atë që e tha sot Avdullah Hoti. Në një prononcim për Gazetën Express, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së tha se zyrtari i LDK’së nuk e di këtë proces.

Madje se këta deputetë u tradhtuan e shfrytëzuan, e hedh poshtë edhe Mërgim Lushtaku. Ky i fundit tha se Hoti është i vogël për të fol rreth kësaj çështje. “Ne jemi të vetëdijshëm për vendimet tona” tha Lushtaku për Express.

Njësoj mendon edhe deputeti i PDK’së, Andin Hoti. Sipas tij, zyrtari i LDK’së nuk është as kompetent të flas për asnjë deputet jashtë partisë së tij. “Ky është veç mendim i tij që nuk ka ndonjë rëndësi. Kryetari Veseli, i cili është lideri im nuk mendoj se ka tradhtuar ndonjëherë e nuk mendoj se më ka tradhtuar edhe mua”, sqaroi ai për Express.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka afat një muaj që të jap mendimin e saj në lidhje me nismën e një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ndërkaq, me apo pa mendimin e Qeverisë, nisma e deputetëve mund të vihet në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës në një afat prej dy muajve nga data kur është iniciuar.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Video shokuese nga një shkollë e Kosovës: Nxënesit shajnë profesorin (Video)

lipjanipress

Këto janë faktet pse kerkoj dorëheqjen e Shpend Ahmetit (video)

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Kanabisi edhe si ilaq shërues.(Video)

lipjanipress

Sindikatat e rajonit debatojnë për kohezion social dhe avancim të të drejtave të punëtorëve

lipjanipress

Nipi i Adem Jasharit ia ktheu pushkën KFOR-it (Video)

lipjanipress

Historiku i fshatit “Shalë:” Komuna Lipjanit

lipjanipress

Festohet 12 Qërshori, Dita e Çlirimit të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Mediat serbe në panik: NATO po e armatosë Kosovën për ta marrë Veriun

lipjanipress

Kryetari Ahmeti po qëndron në fshatrat ku reshjet e fundit kanë shkaktuar vërshime (Foto)

lipjanipress

Doarsa Kica–Xhelili: kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

lipjanipress
Skip to toolbar