Lipjanipress

Thaçi me këtë deklaratë e nervozoi keq mbrëmë Vuçiqin

Lajme

Mediet serbe kanë komentuar takimin e nivelit të lartë të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku kanë folur për tensionet e fundit mes dy vendeve.

Ata kanë rënë dakord për të ulur tensionet dhe për të vazhduar dialogun, dhe që të dyja palët të përqendrohen në punët që i presin, gjë të cilën e ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sipas medieve serbe, kryeministri i Serbisë ka thënë se është për vazhdim të dialogut dhe se Beogradi do të mbajë fjalën dhe mendon se gjërat që kanë ndodhur nuk do të përsëriten.

Megjithatë, ato shkruajnë se deklaratat e zyrtarëve në Prishtinë, ishin në një ton të ndryshëm, të ngjashme me ato që mund të ishin dëgjuar në javët e fundit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Serbisë i është bërë të qartë se Prishtina do të përgjigjet në provokimet e fundit, të tilla si ajo e trenit.

“Siç RTS jozyrtarisht ka mësuar, Vuçiç ka kërkuar nga Mogherini që të reagoj publikisht dhe të qortoj sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare, dhe në qoftë se kjo nuk ndodh, do të jetë një shenjë e qartë se shqiptarët nuk duan të flasin dhe se duan që me çdo kusht që të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e brishtë”, shkruajnë mediat serbe.

Në një deklaratë për medie, Maja Kocijancic, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini falënderoi edhe një herë Beogradin dhe Prishtinën për dialog konstruktiv gjatë takimit të djeshëm dhe theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojë të mbajë të njëjtin format.

Lidhur me këtë deklaratë, mediet serbe shkruajnë se Mogherinit i ka ardhur keq që pas takimit, jo të gjithë respektuan marrëveshjen që tensionet t’i lënë mënjanë dhe të mos komentojnë detajet e diskutimit, përcjell “telegraf”. /albeu.com/

Facebook Comments

Related posts

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli