Grupi i tifozëve “Tigrat” i ftojnë të gjithë që të jenë nesër në stadiumin “Sami Kelmendi” në përkrahje të Ulpianës në ndeshjen me Dukagjinin.
Ata bëjnë thirrje që të tregohet maturi e lartë në sjelljen e tifozëve lipjanas, teansmeton Ulpianapress.
Tutje “Tigrat” theksojnë se do të jenë në numër të madh në përkrahje të bardhekaltërve dhe presin edhe nga qytetarët e tjerë të jenë të pranishëm në « Sami Kelmendi ».
Postimi i plotë:
Falenderime gjithekujt, pike ne Sami Kelmendi askujt.
Te dashur qytetare, sportdashes dhe ju te respektuar tifoze te klubit, gjendja ne te cilen eshte duke kaluar klubi yne nuk eshte e mire, vendi i parafundit nuk i takon Ulpianes, dhe ne besojme qe vetem deri neser do te jemi ne kete pozite, sepse me perkrahjen e te gjitheve, Ulpiana se shpejti do te filloi kendelljen dhe jemi te bindur qe edhe rezultatet nuk do te mungojne.
Neser i bejme konak Dukagjinit, dhe piket e ketij dueli jane jetike per klubin tone, pasi qe na nxjerrin nga zona e ftohte ne tabele.
Dhe sigurisht qe do te jemi aty per ta perkrahur Ulpianen tone, mirepo kerkojme edhe nga ju qe te jeni prezent neser ne Sami Kelmendi ne perkrahje te Ulpianes.
Neser me shume se kurr klubit i nevojitet perkrahja, dhe ne se bashku me ju do jemi ere shtyse drejt sukseseve te reja ne eliten e futbollit Kosovar.
Suksesi eshte rezultat i tri fjaleve, durim, pune dhe shprese.
Suksese Ulpiana jone e shenjte, me ty deri ne pafundesi.
Se bashku ja dalim
Forca KF Ulpiana 🤍💙