Lipjanipress

“Tremben” kandidatët, ngritja e KLP dhe KLGJ mund të futet në ngërç (VIDEO)

Lajme

Sipas ndryshimeve Kushtetuese Avokati i Popullit duhet të përzgjedhë edhe kandidaturat për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë të ardhur nga shoqëria civile.

Por, në një intervistë të dhënë për Televizionin Shqiptar, kreu i këtij institucioni Igli Totozani tha se numri i të interesuarve është shumë i vogël. Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja e aplikimit zyrtarisht vetëm 6 kandidatë kanë marrë kurajën t’i hynë rrugës në piramidën e re të drejtësisë.

Për përmbylljen e këtij procesi duhet të ketë minimumi 10 kandidatë për secilin këshill, ndërkohë që interesi minimal i treguar rrezikon futjen në ngërç të këtij procesi.

Këshilli i Lartë i gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë përbëhen nga 11 anëtarë secili. 6 anëtarë në secilin këshill zgjidhen nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë ndërsa pjesën tjetër i zgjedh Kuvendi nga lista që Avokati i Popullit i dërgon me kandidatët e ardhur nga trupa e pedagogëve ,radhët e avokatëve dhe nga shoqëria civile.gexpress

Facebook Comments

Related posts

Mustafa: PDK dështoi në Qeveri, u dorëzua edhe para AAK’së

lipjanipress

Buja: Qeveria e re PDK – AAK – Nisma

lipjanipress

Nesër në Mitrovicë nisin gërmimet për varrezë të dyshuara masive

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli