Avni Bajrami, dikur anëtarë i kryesisë së PDK-së së Lipjanit ka publikuar një shprehje mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh të « koduar », percjell Ulpianapress.
Kjo treshe, njihen në opinioni publik si kundërshtarët më të mëdhenj politik të kryetarit aktual të PDK-së, Hyzer Rizani, edhe pse në homazhe të ndryshme kanë shkrepur ndonjë foto së bashku.
Zgjedhjet lokale të 2021-tës, ishin nje dush i ftohtë për kryetarin aktual, sipas burimeve të Ulpianapress, Rizani e ka humbur simpatinë e disa anëtarëve të kryesisë së degës.
Zgjedhjet e mbrendshme për të parin e degës priten të mbahet në prillin e vitit të ardhshëm, kurse që tani kanë filluar disa sinjale nga persona të ndryshëm për kandidaturat e tyre për timonin e partisë.
Ulpianapress meson nga burimet e saja mbrenda PDK-së që Arian Hasani, mund të jetë njëri nga kandidatët e mundshëm për kryetar, aq më parë kur dihet afërsia e tij me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Hasani me vite ka qenë njëra nga figurat kyqe të PDK-së së Lipjanit, rrjedhimisht edhe kontributi i tij ka qenë i madh në këtë parti.
Një gjë është shumë e mundëshme që deri në prillin e vitit të arshëm kur pritet të mbahen zgjedhjet e mbrendshme të degës, ky hark kohor mund të prodhoj edhe përplasje ndërmjet figurare që kanë ambicie për të udhëhequr me degën./Ulpianapress/
