Lipjanipress

Trump bëhet bashkë më Putin për të bombarduar ISIS-in

Lajme

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se aeroplanët ushtarak rusë në Siri kanë marrë pjesë në misionin në krye të se cilit janë SHBA-të, në sulm ndaj pozicioneve të ISIS-it në Siri.

Nëse këtë e konfirmon Uashingtoni zyrtar, atëherë ky mision paraqet aksionin e parë të koordinuar të Rusisë dhe koalicionit në krye me SHBA-të kundër Shtetit Islamik, raporton AP.

Agjencia e lajmeve AP thekson se Rusia ka kërkuar për një bashkëpunim të tillë edhe në të kaluarën, por administrata e ish presidentit Barack Obama kishte refuzuar.

AP shkuan më tutje se presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump ka ftuar për angazhim të përbashkët Rusinë në luftë kundër ISIS-it.

Facebook Comments

Related posts

Kuvendi nuk aprovoi rendin e ditës, mbyllet seanca

lipjanipress

Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

lipjanipress

Tomë Gashi tregon se kur Haradinaj mund të kthehet në Kosovë

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli