Lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet që të nënshkruajë sot pasdite një urdhër ekzekutiv, i cili sinjalizon për qëllimin e tij që t’i rinegociojë termet dhe kushtet e NAFTA-s, një marrëveshje kjo për tregti të lirë mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë.

Duke e cituar një zyrtar anonim të Shtëpisë së Bardhë, NBC News raporton se presidenti i ri pritet që të nënshkruajë urdhrin i cili e konfirmon qëllimin e tij për ta larguar SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje me 11 vendet buzë paqësorit e cila ende nuk është ratifikuar nga Kongressi, transmeton Express.

Raportohet se Trump do të vendosë nënshkrimin e tij në këtë urdhër sot në orën 10.30 sipas kohës lokale [17.30 sipas kohës sonë]./express

Facebook Comments

Related posts

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1878/1789:NJËQIND E KATËRDHJETË VJETË MË PARË (FOTO)

lipjanipress

Familja e veteranit të luftës Ilir Jasharit bëhët me banesë të re! (VIDEO)

lipjanipress

Amerikanët: Votuam për Trump, por s’duam që muri me Meksikën të ndërtohet

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli