LipjaniPress

Turqia paralajmëron luftë fetare në Europë

Lajme

Reagimi i ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ndaj fitores se kryeministrit holandez Mark Rutte, ka ngjallur polemika të mëdha
Kryediplomati turk deklaroi se mes Ruttes dhe kandidatit humbës të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, të cilin ai e quan “fashist”, nuk ka ndonjë ndryshim të madh ndërsa shtoi se Europa mund të bëhet shumë shpejt pre e luftërave fetare.

“Në ç’drejtim po shkoni, ku po e tërhiqni Europën? Ju po e çoni drejt kolapsit, drejt buzës së greminës. Së shpejti në Evropë do të nisin luftërat fetare”, u shpreh Mevlut Cavusoglu.

Mosmarrëveshjet me Ankaranë, pasojë e ndalimit të tubimeve elektorale të dy ministrave turq në Hollandë, u kthyen në kapital politik për Rutten. Partia e tij popullore për liri dhe demokraci siguroi 33 vende në Parlament, duke mposhtur partine për liri të Wildersit, e duke i dhënë një frymëmarrje të re kontinenti të vjetër të përballur me një dallgë populizmi në rritje.

Të enjten, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Rutte fitoi zgjedhjet, por humbi miqësinë e Turqisë. Presidenti turk dënoi ashpër dhe vendimin e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut që lejon kompanitë t`ua ndalojnë punonjësve të tyre mbajtjen e shamisë së kokës. “Turp t’i vije BE-së, me gjithë parimet, vlerat dhe drejtësinë e saj. Ata kanë nisur një konflikt mes kryqit dhe gjysmëhënës së Islamit, se nuk ka shpjegim tjetër”, ishte komenti i Erdoganit./ Top Channel

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress

Kujdes jo vetëm në Gërmi, Vipera Ammodytes gjarpri vdekjeprues (FOTO)

lipjanipress

Pro dhe kundër dëbimit të refugjatëve në Gjermani

lipjanipress

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

lipjanipress

“Për një dekadë e gjysmë që nga themelimi, Kolegji AAB është shndërruar në një qendër të rëndësishme akademike në Kosovë dhe jashtë saj

Press Lipjani

Haradinaj: Nëse Qeveria vonon projektligjin e Ushtrisë, e bëjmë deputetët

lipjanipress

Theret me thikë një person në Prishtinë

lipjanipress

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

lipjanipress

Prej prillit Policia e Kosovës me uniformën e Kosovës, nis misionin në vendet e BE-së

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress
Skip to toolbar