U bënë gati katër muaj të bllokimit të punës së Kuvendit komunal nga Kryesuesja e KK- së në mënyrë të jashtëligjshme duke shkel rëndë LVL , statutin e komunës si dhe rregulloren e punës së Kuvendit. Kryesuesja me kryeneçësi duke shkel gjithë rregullativën ligjore mban peng të bllokuar KK- në në Lipjan ,duke mos procedua mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga anëtarët e kuvendit nga radhët e PDK-së, AAK-së dhe PSDK-së.Kryesuesja , edhe pas marrjes së shkresës nga MAPL e cila e obligon kryesuesen të thërras mbledhje e jashtëzakonshme ajo injoron këtë fakt dhe dy herë radhazi fton mbledhje te rregulltë të KK- së në të cilat opozita nuk merr pjesë duke i kërkua të procedoj mbledhjen e jashtëzakonshme. Për katër muaj Kryesuesja në bashkëpunim me kryetarin torturojnë qytetarët dhe opinionin publik me gënjeshtra , manipulime dhe dezinformuata kinse opozita nuk ka bërë kërkesë për thirrje të mbledhjes se jashtëzakonshme por vetëm ka njoftua kryesuesen dhe ajo nuk obligohet ta thërras atë dhe as shkresa e MAPL-se nuk e obligon atë . Por çka ndodhi te martën qe detyroi kryesuesen ta ftoj mbledhjen e jashtëzakonshme sipas kërkesës së 13 anëtarëve të opozitës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votëbesimi i KK -se së Lipjanit” Në mënyrë tinarë mashtruese siç e çan zakon të mëshifen nën petkun e pushtetit , pas largimit të dy anëtarëve të Kuvendit nga radhët e PDK-së jashtë vendit , njëri për nevoja shëndetësore ne kohë prej 4 ditësh e tjetri për nevoja familjare të domosdoshme kohe prej disa kiteve kryesuesja pas 4 muajsh bllokade dhe ngulfatje t\ë Kuvendit thirr mbledhje te jashtëzakonshme duke shfrytezu rastin e mungesës së kuorumit brenda PDK-se vetëm për të ruajtur karrigen e vet . Kjo lojë e ultë vetëm sa i zgjat jetën bllokadës së Kuvendit qëllimshëm duke u shtir se po respekton ligjin e në fakt po ruan karrigen e vet./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: