Prishtinë,28 mars 2017.Sot,organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,e udhëhequr nga kryetari,Hysni Gucati,u bë promovimi i veprës gjithëpërfshirëse me emrin simbolik “Bardhësitë e Atdheut”,të reporterit dhe veteranit të luftës,Afrim Mustafa.Kjo enciklopedi,përvec mijëra dëshmorëve përfshin edhe ngjarje të shumta dhe të rëndësieshme të sakrificës mbarëshiptare nëpër vite e shekuj.Me këtë rast,u tha se autori deri tash ka bërë gjashtë ribotime,porn ë ekzemplarë të kufizuar,duke shpresuar se në të ardhmën e afërt ta ribotojë prapë,si dhe ta përkthejë këtë vepër madhore edhe në disa gjuhë të botës.Krahas disa referuesve,për veprën në fjalë ka folur gjërë e gjatë historiani i mirënjohur Prof.Dr.Hakif Bajrami.Ndërsa,autori,Afrim Mustafa,në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se ky përurim solemn i enciklopedisë me 2500 dëshmorë të luftërave të UÇK-së,”Bardhësitë e Atdheut”,është një dëshmi e një pune të madhe që e bëmë deri në realizimin e kësaj enciklopedie mbarëkombëtare.Andaj,synimi ynë mbetet që ta ribotojmë prapë veprën si dh eta botojmë edhe në disa gjuhë të huaja.Mirëpo,për ta realizuar këtë sdo mend se duhet një mbështetje nga institucionet tona.