Deputeti i pavarur, Ilir Deda dhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kanë folur për udhëheqjen e subjektit të ri poltik, të cilën janë duke e krijuar.
“Gjysma e strukturës do të renditet në bazë të votës së qytetarëve dhe gjysmën tjetër në mënyrë demokratike do ta zgjedh partia”, ka thënë deputeti Deda.
Kusari – Lila në Rubikon ka thënë se Alternativa e Re do të ndryshojë nga partitë tjera sepse ajo dhe Deda nuk kanë qëllime individuale.
Ajo ka shtuar se zgjedhje e kreut të partisë do të jetë demokratike, dhe e pa rëndësishme në kuptimin e asaj se qëllimet do të jenë kolektive dhe jo individuale.
Ndërsa deputeti ka thënë se mund të mos jetë as ai e as Kusari – Lila në krye të Alternativës së Re.
“Alternativa” vjen si mungesë e një qeverisjeje e cila përfshin njerëz që bazën etike e morale e kanë prioritet, thotë Kusari Lila.
“Një mungesë e udhëheqjes e cila i merr dhe i përkthen ato në një qeverisje të përbashkët. Sot e kemi një qeverisje e cila nuk është e hapur dhe nuk përfshin njerëz që kanë bazën etike dhe morale të parën”, theksoi Kusari Lila.
Sipas saj, ideja nuk është veçse një parti tjetër politike në listë. /Express/