Klubi nga Lipjani, Ulpiana ka arritur të ‘thyej mallkimin’ dhe të fitojë një ndeshje pas 9 takimeve apo rreth 3 muaj pa fitore.
Ulpiana ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat të pastër 3-1 në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Golat për vendasit nga « Sami Kelmendi » u shënuan nga Iran 29’, Shkala 54’ dhe Selimi 87’, kurse golin e nderit për mysafirët e tealizoi Uka në kohën shtesë.
Kjo fitore do të thotë shumë për klubin lipjanas për luftën për mbijetesë.
Ulpiana nuk kishte arritur fitore në plot 8 ndeshjet e fundit, duke pësuar 5 humbje dhe 3 barazime gjatë kësaj kohe.
Ndryshe, fitorja e fundit ndaj Ulpianës kishte ardhur rreth para një 3 muaje apo më saktë ishte ndaj Drenicës 0 me 1 me 6 nëntor.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: