“Lipjanipress” 30 dhjetor
Partitë politike në Kosovë assesi të bëhen unike në fazën finale të dialogut me Serbinë. Opozitarët përpos që nuk e pranojnë presidentin Hashim Thaçi në krye të këtij dialogu, kërkojnë që njëkohësisht të ndalen bisedimet me shtetin fqinj, pasi që, siç thonë ata, nga negociatat më së shumti ka përfituar Serbia. Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli para dy ditësh ka kërkuar një unitet nga të gjitha partitë politike në vend në lidhje me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan . në rrjetin e tij social “Facebook
Kryeparlamentari ka thënë se status quo-ja lidhur me dialogun është duke e dëmtuar Kosovën dhe se kjo gjendje, siç ka thënë ai, është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.