Lipjanipress

Universiteti “Haxhi Zeka” nuk ka para për bursa

Lajme

Universiteti publik “Haxhi Zeka” qe disa vite nuk ka ndarë bursa për studentët e tij.
Studentë të këtij universiteti raportuan disa herë në Kallxo.com se përkundër sukseseve të mira nuk po marrin bursë.

Ndërsa, rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, kur u intervistua nga Kallxo.com për këtë çështje muaj më parë tha se ka vite që bursat nuk ndahen për studentët nga mjetet e këtij institucioni.

“Dy vitet e fundit studentët e universitetit “Haxhi Zeka” nuk kanë marrë bursa. Unë e di që janë ndarë bursa me 2012/2013, ka mbetur dy vite në vijim, të shohim në qoftë se Ministria i qet paret dhe atëherë do t’i procedojmë menjëherë që studentët e mirë, me nota të mira, të marrin bursë. Do shpallim konkurs dhe t’u japin atë që vërtet e meritojnë“, ka thënë ai.

Për bursat për studentët e universitetit “Haxhi Zeka”, rektori Millaku ka thënë se pret mbështetje nga Ministria.

“Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nuk ka mjete vetanake për ndarjen e bursave për studentë të dalluar dhe për këtë arsye kemi bërë kërkesë në Ministri, kërkesë ka bërë edhe kryetari i bordit të UHZ-së. Premtimet janë që bursat do të ndahen. Unë kam biseduar disa herë me përfaqësues të unionit të studentëve lidhur me bursa dhe i kam siguruar që universiteti “Haxhi Zeka” nuk ka të hyra të destinuara për ndarjen e bursave”, tha Millaku për Kallxo.com.

Studentë të këtij universiteti thanë për Kallxo.com se dy vite më parë edhe kur ju kanë ndarë bursa kanë marrë një shumë solide, rreth 260 euro. Ndërsa këtë vit në një konkurs të Ministrisë së Arsimit disa studentëve të fakulteteve të universiteti “Haxhi Zeka” (Fakultetit të Biznesit), nuk u është lejuar konkurrimi përkundër notës mesatare të lartë.

Tweet TEMAT:

Facebook Comments

Related posts

Kryetari Ahmeti ka pritur në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli