LipjaniPress

Urdhri i Trump-it për dëbimin e myslimanëve nga SHBA i detyron ata të kthehen në Irak

Lajme

Të shumtë janë ata që kanë mundur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë pezullimit, që gjykatësi federal James Robart i bëri urdhrit të Donald Trumpit për kufizim të udhëtimeve, por nuk kanë qenë të gjithë kaq me fat

27-vjeçarja nga Iraku, Marwa Nasradeen është një prej civilëve që kanë mundur të largohen nga Mosuli i kontrolluar prej militantëve të Shtetit Islamik. Marwa iu largua terrorit me dëshirën e vetme të udhëtonte drejt Amerikës, vendi ku ajo beson me forcë se njerëzit gëzojnë disa të drejta të patjetërsueshme.

Megjithatë, shpresat e vajzës për një jetë të re u dërrmuan me të mbërritur në destinacion. Dekreti i Trumpit i solli si dhuratë një vulë të madhe të kuqe në pasaportë, ku shkruhet “e anuluar”.

“Më kërcënuan, më thanë se po nuk u ktheva në Irak do të më dërgonin në burg për dy vite dhe nuk do ta shihja të fejurarin e askënd tjetër, derisa gjykatësi të shihte dosjen time e të merrte një vendim. U tremba. Isha krejt e vetme aty. Pranova të kthehem në Irak, por nuk dua të shkoj prapë atje. Iu deshën më pak se 5 sekonda që të plotësonin letrat e mia, të merrnin bagazhet, të më siguronin biletën e të më vendosnin në një avion që shkonte në Egjipt”, tha Marwa Nasradeen.

Nasradeen mbërriti më vonë në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd në Irak, teksa iu desh të paguante 800 dollarë për fluturimin e kthimit. Pavarësisht eksperiencës tronditëse, dy ditë më vonë mori sërish rrugën drejt aeroportit, me shpresën se këtë herë do të mund të zbresë në Nju Jork.

“Po ma ndaluan hyrjen sërish, do të vras veten. Nuk duroj dot më. Si mundën të më kthenin? Si mundën të ma anulonin vizën? Dokumentet e mia janë të gjitha të ligjshme”, tha Marwa Nasradeen.

Fati i 27-vjeçares, ashtu si dhe ai i shumë të tjerëve, tani varet nga vendimi që do të marrë Gjykata e Apelit në San Francisco./ Top Channel

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Veseli bashkëbisedon me rininë në Prizren (Foto)

lipjanipress

Veseli e Mustafa përplasen për afatin se kur votohet Demarkacioni

lipjanipress

LDK-Lipjan: Baica dëshmoj se di të mbështes ata që punuan për të mirën e tyre

lipjanipress

Kanadaja mbështet fuqishëm SHBA’në për bombardimet

lipjanipress

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

lipjanipress

Muja u shkruan kolegëve: Ky është propozimi im për demarkacionin

lipjanipress

Njoftojmë fermerët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Mediat serbe: Ushtria e Kosovës i ka nisur stërvitjet (Foto)

lipjanipress

Partitë politike ta gjejnë një formulë për Demarkacionin, thotë Haliti

lipjanipress

Rikthehet prej nesër bora në Maqedoni

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Reçica: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar