LipjaniPress

Vandalizmi në shkolla shfaq papërgjegjësinë e institucioneve

Lipjani

Thonë shpesh se faji është jetim. Kjo bëhet edhe më e zakonshme në një shoqëri si e jona! Sa i përket shkollës dhe sistemit arsimorë të gjithë janë fajtore, madje më fajtorë se nxënësit e shënjestruar, janë përgjegjësit për arsimin në nivel të ministrisë dhe komunës.

Megjithëkëtë renditja e atyre që mbajnë përgjegjësi fillon nga Qeveria, Ministria, Drejtoria komunale, prindërit, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe vetëm në fund është nxënësi.
Nxënësi sillet në varësi të situatës, duke e lexuar fillimisht papërgjegjësinë e institucioneve të lartcekura dhe hapësira që i krijohet nga këto të fundit. Si të rinj që janë dhe pa perspektivë, me shumë energji e ambicie, të cilën në mungesë të vëmendjes së shoqërisë dhe të hapësirave të mirëfillta, do të gjejnë vrima tjera që ta shkarkojnë disi energjinë negative.
Shkolla nuk po ju bëhet një hapësirë as interesante dhe as premtuese për ata, sepse nuk funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit, ose më mire me thënë këto hallka janë te deformuara, të cilat domosdo që prodhojnë procese e shoqëri të deformuar.

Në anën tjetër, shumë mësimdhënës nuk e kanë autoritetin e mjaftueshëm dhe njëkohësisht janë të papërgatitur profesionalisht, duke u punësuar më tepër nga petku partiak e familjar sesa nga meritokracia.
Po ashtu ju mungon guximi dhe vullneti, me u ballafaqu me problemet në shkolle, ballafaqim ky që pashmangshëm do t’i përplaste edhe me drejtuesit e arsimit. Një shembull që dëshmon indiferencën e drejtorisë së arsimit është Gjimnazi në Lipjan, i cili ka angazhuar sigurim privat, me qëllim të mbajtjes së rendit dhe disiplinës në shkollë, duke ju kërkuar nxënësve para në kundërshtim me rregullat e ligjet në fuqi.
Përveç obligimit të padrejtë dhe të paligjshëm që nxënësit të paguajnë sigurimin, ky veprim ka zhvlerësuar deri në pavrejtshmëri të menaxhmentit të shkollës, të mësimdhënësve, mirëmbajtësve e personelit shërbyes.
Çfarë bën drejtori në shkollë kur zhveshët nga përgjegjësitë menaxheriale, apo e luan rolin e korrierit klasik duke informuar drejtorin e DKA-se se kush çfarë po flet ne shkollë, apo më mirë me thëne se cili arsimtar është në këtë apo atë parti.
Këtë degradim të arsimit katërçipërisht na e konstatoi edhe PISA, ku në njëfarë mënyre na bëri me dije se faktori kryesor në suksesin apo rezultatet e nxënësve është disiplina.
Nuk është aspak rastësi që cilësia e arsimit në vendet ë Lindjes së Largët apo në Skandinavi përcaktohet nga disiplina. Por, thelbi i sistemit të arsimit qëndron në kushtet shoqërore.
Nxënësit më shumë se veten e tyre, ata reflektojnë shpirtin dhe gjendjen e shoqërisë.
Një shoqëri si Kosova, e padrejtë, përplot pabarazi, favorizime partiake e familjare, varfëri e mungesë perspektive nuk mund të prodhojë sistem tjetër të arsimit përveç këtij që po e vuajmë.
Natyrshëm, rruga e përmirësimit edhe të arsimit kalon nëpërmes përmirësimeve e ndryshimeve sistemore politike e shoqërore, ku vëmendja e sinqertë dhe plot ndjeshmëri do të kthehej kah nxënësit, për mësim nxënien, por veçmas për perspektivën dhe realizimin e tyre.

Rabit Konjufca, anëtar i kryesisë i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

As ‘’Adem Jashari’’ s’i bën bashkë PDK’në e LDK’në (VIDEO)

lipjanipress

Berat Buzhala godet Shpend Ahmetin dhe e quan Kavec

lipjanipress

KANDIDATI PËR KRYETAR SELATIN RETKOCERI VIZITOI SHOQATËN E VETERANËVE TË UÇK-SË

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Ymer Troshupa: Poezi Dëshmitarit të Lirisë.

lipjanipress

LAVDI PËR JETËN DHE VEPRËN E ISMET ASLLANIT (KOMANDAT PRAPASHTICA).

lipjanipress

Edhe nga radhet e PDAK-së dega në Lipjan përzgjedhen tre kandidat

lipjanipress

Ilir Tasholli Aderon ne LDK njëri nga drejtorët në qeverisjen aktuale në (AAK)

lipjanipress

Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan:PËRKRAHJA E MADHE PËR KRYETARIN RETKOCERI NË JANJEVË E KA FUTUR NË PANIK IMRI AHMETIN

lipjanipress

Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

lipjanipress

Kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi edhe në Gllogoc programin për qeverisjen 4 vjeçare në Lipjan.

lipjanipress

Kryetari Ahmeti i përkushtuar të mbështet të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit pa dallim etnie

lipjanipress
Skip to toolbar