Ka përfunduar faza e dytë e strukturimit dhe themelimit të Pikave të lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan.
Për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme të shtrirjes dhe zgjerimit është organizuar një mbledhje me kryetarët e 26 pikave dhe 30 fshatrave e që përfshijnë mbi 70% të territorit ku Vetëvendosje! është prezent me strukturat e veta organizative.
Në mbledhje mori pjesë kryesia e Qendres dhe të gjithë kryetaret e pikave me ç’rast u diskutua gjërë e gjatë për këto pika të rendit të ditës:
Situata politike në vend dhe komunë pas prishjes së koalicionit, çështje organizative, pergatitjet për zgjedhjet lokale 2017 dhe vështrim mbi problemet infrastrukturore dhe identifikimi i problemeve në vendbanimet e Lipjanit.
Jemi dakorduar bashkë me kryetaret që në ditet në vazhdim ta rrisim angazhimin, ku kemi caktuar disa aktivitete, si: tubim me gra aktiviste me datë 08.04.2017, organizmin e mbledhjes së Këshillit të Qendrës nga ku ndër të tjera do të plotësohet edhe kryesia si dhe organizmin e një tubimi me qytetarë ku do të marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës./Lipjanipress.com//