Sot rreth orës 13:00 ka ndërruar jetë N.M, i cili po mbahej si i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, nën dyshimin për ‘vrasje të rëndë në ndihmë’.
Këtë e kanë konfirmuar vetë Shërbimi Korrektues i Kosovës, me ç’rast kanë njoftuar se tashmë të ndjerit i është dhënë ndihma një herë në Qendrën e Paraburgimit, e më pas është transferuar në Emergjencën e Lipjanit.
Por, siç thuhet në njoftim, i paraburgosuri N.M nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndryshe, Shërbimi Korrektues thotë se informatën për vdekjen e të paraburgosurit e kanë marrë nga QKMF në Lipjan,transmeton gazeta “Ekspress”.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: