Lipjanipress

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana do të jetë epiqendër e Ballkanit

Lajme Shqipëri

Brenda pesë viteve Tirana do të kthehet në një epiqendër për Ballkanin, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj në një reportazh të realizuar nga televizioni italian Rai 3, transmeton TCh.

“Këtë vit, “The Guardian” e cilësoi Tiranën në dhjetëshen e parë sa i përket listës së vendeve për të bërë turizëm. Ndaj, besoj se pas 5 vitesh do të jetë epiqendra e Ballkanit”, është shprehur Veliaj.

Duke vlerësuar raportet e mira me shtetin fqinj Italinë, Veliaj thotë se vetëm vitin e kaluar ka firmosur 20 mijë leje qëndrimi, duke e konsideruar Tiranën si një vend të mirë për biznes.

“Vitin e kaluar firmosa 20 mijë leje-qëndrimi, ndaj mendoj se është një vend i mirë për biznes. Shumica janë të rinj, kanë shumë energji dhe talent, flasin katër apo pesë gjuhë të huaja. Mosha mesatare është 30-31 vjeç, pra shumë të rinj. Rrjedhimisht nuk u mungojnë idetë për start-up dhe këtë muaj kemi pasur më shumë interes nga Italia për kompani që merren me accounting, financa publike se sa për call center”, ka thënë kryebashkiaku.

Reportazhi i Rai 3, i transmetuar në “Presa Diretta”, fliste për shqiptarët e Italisë, dhe emigrantët e rikthyer në Shqipëri për të investuar.

Facebook Comments

Related posts

Ndërtohet qendra për përkujdesjen e fëmijëve bonjakë në Gjilan

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

Shpend Maxhuni intervistohet për dëbimin e gulenistëve nga Kosova

Rexhep Isufi
Albanian
Kalo te paneli