LipjaniPress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Lajme

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

“LIPJANIPRESS” 25 SHTATOR 2018

Veseli: Numri i veteranëve të luftës nuk është më i madh se sa ai që ka qenë në shtatorin e vitit 1999. Madje shifra me mbi 40 mijë është enorme dhe nuk ka mundësi që të jetë ajo.Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës në një intervistë ku ka folur për listat qe veteranëvë për të cilën së fundi është ngritur edhe aktakuzë për 12 personaVeseli thotë se ai u beson atyre të cilët kanë pasur përgjegjësi komanduese dhe se nuk dëshiron të flas me numra.
“Unë do t’i referohem më tepër komandantëve të luftës në zona operative dhe komandantit të përgjithshëm i cili ka folur me atë zë. Unë nuk do të flas për numra. Unë ju besoj ma tepër atyre të cilët e kanë pasur përgjegjësinë komanduese. Ka statistika, kemi statistika në vitin 1999, pas përfundimit të luftës , periudhën e transformimit. Pikërisht tani po bëhen 19 vite. Në shtatorin e 99-tës kur kanë dalë Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kemi pasur një listë, në të njëjtën kohë e kanë edhe organizatat e veteranëve, kanë zonat operative, pastaj, për fat të mirë jemi shumë luftëtarë të cilët kemi qenë edhe në atë kohë jemi edhe tash. Ky numër është i madh”, thotë Veseli.
Kryetari i Kuvendit thotë se tema e statusit të luftëtarit të lirisë nuk duhet të bëhet temë dhe mos të abuzohet. Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e lirisë janë pjesa më e shenjtë e sakrificës sublime të popullit të Kosovës.
Sipas tij Ushtria Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të shikohet pa popullin, ndërkohë që ka një porosi për luftëtarët e vërtetë por edhe për manipuluesit.
Veseli: Ata të cilët kanë abuzuar do ta marrin përgjigjen e merituar
Luftëtarët e UÇK-së, nuk janë ky numër i cili është
“Luftëtarët e vërtetë të cilat janë të UÇK-së nuk duhet ta ndiejnë veten fare të cenuar. Pjesa e cila mund të jetë manipuluese ata duhet të turpërohen. Nuk është statusi i luftëtarit ai i cili i zgjidh problemin social të qytetarëve tanë. Është zhvillimi ekonomik ai i cili i zgjidh, është perspektiva, për arsye se statuset sociale në shumicën e rasteve janë peng të zhvillimit ekonomik edhe të atyre familjeve të cilat varen prej një statusi social. Ne duhet të mendojmë në mënyrë më pozitive në këtë drejtim. Luftëtarët të mos cenohen, mos të preken. Ata të cilët kanë abuzuar do të marrin përgjigjen e merituar por , askush, edhe ata të cilët abuzojnë me këtë situatë, e cila nuk është shumë pozitive do të marrin edhe ata përgjigjen e merituar nga qytetarët tanë. Kosova ka luftuar e tëra në luftë, të gjithë kanë qenë çlirimtarë por, luftëtarët e UÇK-së nuk janë ky numër i cili është ”, thotë Veseli.
Së fundi prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për 12 persona, anëtarë të komisionit qeveritar për të verifikuar statusin e veteranëve, ku në mesin e tyre ka edhe ministra si dhe ish komandanti i UÇK-së Agim Çeku.
Bashkë me aktakuzën Prokuroria ka publikuar edhe një liste me mbi 20 mijë emra të personave që pretendohet se janë veteranë të rrejshëm.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vuçiq: Thaçi duhet të harrojë egon e tij

lipjanipress

Hoxha: Rruga drejt integrimit e vetmja alternativë

lipjanipress

Këtu përqafohen Prindërit horror në gjykatë

lipjanipress

Hoxhaj në Kroaci: Së bashku të pamundësojmë rikthimin e dominimit serb

lipjanipress

Nëndega e Dytë e Gadimës së Ulët përkrahë fuqishëm Dr.Fitim Selimin

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress

Turqia thotë se viktimat siriane kanë shenja të ‘sarinit’

lipjanipress

Urdhri i Trump-it për dëbimin e myslimanëve nga SHBA i detyron ata të kthehen në Irak

lipjanipress

Lideri i Hezbollahut: Jemi optimist sepse Shtëpinë e Bardhë tash e udhëheq një idiot

lipjanipress

U ndihmuan me miell mbi 600 familje me nevojë në tërë Kosovën

lipjanipress
Skip to toolbar