LipjaniPress

Veteranët shpresojnë se do të udhëheqin Agjencinë qeveritare për kategoritë e dala nga lufta

Lajme Lipjani

Kosova shumë shpejt do të bëhet me një agjenci të re. Qeveria e Kosovës tashmë është në fundin e projektimit të Agjencisë që do të marrë mbi vete menaxhimin e të gjitha kategorive të dala nga Lufta e fundit në Kosovë, e të cila janë të shpërndara në shumë ministri.

Mbi 100 milionë euro pritet t’i menaxhojë kjo Agjenci, e cila do të marrë bekimin e qeverisë gjatë muajit maj, raporton KTV.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës pretendon të jetë pjesë e këtij institucioni, madje udhëheqësit e saj pretendojnë ta drejtojnë atë.

Veteranët e shohin Agjencinë edhe si mundësi të transferimit të linjave buxhetore nga një kategori tek tjetra.

Ata besojnë se teprica nuk do të kthehet në Thesarin e shtetit, por do të përdoret për nevojat shëndetësore të invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Pare se të niste zbatimi i Ligjit të Veteranëve, gjatë vitit 2015 bazuar në disa statistika të Ministrisë së Punës, rreth 11 mijë familje të kategorive të ndryshme kanë marrë pension nga kjo ministri.

Ndërsa, pas nisjes së zbatimit të ligjit të Veteranëve, nga tetori i vitit 2015 e deri me tani, edhe rreth 30 mijë veteranë janë duke marrë nga 170 euro në formë të pensionit nga Ministria e Punës.

Pos kësaj, bazuar në ligjin për Vlerat e luftës dhe atë për të pagjeturit, janë edhe disa ministri, si Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit, e Kulturës e Transportit, të cilat i mbështesin dhe ndajnë buxhet për kategoritë e luftës.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Komisioni për Punë të Brendshme e kërkon për raportim drejtorin e policisë

lipjanipress

Ja sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

lipjanipress

Me rastin e 7 marsit edhe i pari i AKR-s në Lipjan Sabit Pacolli shpreh urimet per – Ditën e Mësuesit

lipjanipress

Ende e pasigurt mbështetja financiare nga shteti për të akuzuarit nga Specialja

lipjanipress

KRYETARI VETËVENDOSJES NË LIPJAN SELATIN RETKOCERI DO TË JETË NË STADIUMIN E QYTETIT KU ZHVILLOHET DERBI LOKAL ULPIANA – ARBËRIA

lipjanipress

LDK i reagon Thaçit, jep sinjale se nuk do të votojë për Ushtrinë

lipjanipress

DARDAN SEJDIU DHE FATON TOPALLI SOT VIZITUAN LIPJANIN

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti dhe Kryeministri Avdullah Hoti përuruan shkollën e re në Magurë të Lipjanit

lipjanipress

QYLAGA DHE KROJMIRI MBËSHTESIN LËVIZJEN VETËVENDOSJE! DHE SELATIN RETKOCERIN (Foto)

lipjanipress

Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

lipjanipress

Veseli pas rrënimit të murit: Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar

lipjanipress

Rryma të ngrohta ajrore drejt Arktikut, hulumtuesit thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë

lipjanipress
Skip to toolbar