LipjaniPress

Vetëvendosje fsheh përplasjet e Shpend Ahmetit me Albin Kurtin (VIDEO)

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje e ka prerë intervistën e Shpend Ahmetit të dhënë në emisionin Interaktiv në KTV, duke hequr nga ajo të gjitha pjesët ku Ahmeti shpreh kundërshtim me idetë dhe fjalimin e Albin Kurtit të lexuar në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti këtë javë përmes një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, goditi kompaninë Devolli, në jahtin e të cilëve kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u kap në Budva. Ahmeti në një intervistë në Interaktiv, tha se fjalimi i Kurtit nuk ishte i drejtuar kundër tij, dhe në pjesë të caktuara shprehu kundërshtime me idetë e ish liderit të VV’së. Por, VV është kujdesur që të heq një pjesë të madhe të fjalëve të Ahmetit, kur e ka shpërndarë atë në faqen e partisë në Facebook, transmeton gazetametro.net.

https://www.facebook.com/Lipjanipres/videos/1861530824063545/

ntervista për rreth një orëshe e Ahmetit në Interaktiv është prerë në vetëm 13 minuta, kur është shpërndarë në faqen e Vetëvendosjes.

Nga intervista janë hequr pjesët, ku Ahmeti shpreh kundërshtime me ish liderin e VV’së Albin Kurti.

Për dallim nga VV, Ahmeti e ka shpërndarë intervistën të plotë në profilin e tij në Facebook, dhe këtë e ka bërë, rreth tri orë pasi subjekti i tij politik i ka prerë këtë intervistë.

https://www.facebook.com/InteraktivKohavisionOfficial/videos/1207832956009338/

Aty nuk është lënë pjesa ku Ahmeti thotë se ai nuk është mysafir në te Albin Kurti në Vetëvendosje, dhe lëvizja nuk është veç e Kurtit, por e të gjithëve që janë pjesë e saj.

Gjithashtu, është larguar edhe pjesa ku Ahmeti nuk pajtohet me Kurtin sa i përket programit ekonomik rreth bizneseve. Ahmeti aty kishte thënë se nuk pajtohet me Kurtin se ekonomia duhet të bazohet vetëm te bizneset e vogla dhe të mesme. Ahmeti thotë se për zhvillim ekonomik duhet të ketë edhe biznese të mëdha.

Në pjesën e intervistës të shpërndarë nga VV, nuk figuron as pjesa ku Ahmeti nuk pajtohet me Kurtin rreth cilësisë së qumshtit Vita që është pronë e Devollëve.

Kurti në fjalimin e tij, ka deklaruar se qumshti Vita përbëhet nga qumshti pluru dhe jo nga ai i fermerëve. Ndërsa, Ahmeti në intervistë thotë se qumshti Vita i cili u servohet edhe fëmijëve të shkollave të Prishtinës, është më i miri, ngase sipas tij është qumsht vendor. /gazetametro.net

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shteti po humbet mijëra euro nga mos shitja e pasurisë së sekuestruar (Video)

lipjanipress

KQZ përmbyll procesin e certifikimit të partive dhe kandidatëve – kjo është lista e plotë

lipjanipress

Nuk do të besoni se në çfarë kushtesh jetojnë këto familje në Komunën e Prishtinës (Foto)

lipjanipress

LDK-Lipjan:Në Qylagë do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike

lipjanipress

Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

lipjanipress

Protestë gjithë popullore kundër vendimit politik në rastin e Kumanovës.

lipjanipress

100 vjeçarja qe lexon çdo ditë Kur’an (Video)

lipjanipress

Le Figaro: Kosova, zona ku depërtojnë ekstremistët islamikë

lipjanipress

Sindikata e Doganës e shqetësuar për sulmin ndaj oficerëve doganorë në Vushtrri

lipjanipress

Fillon puna për suspendimin e zyrtarëve me aktakuzë

lipjanipress

Policia Kosovës sotë konfiskoj 825 kg marihuanë.

lipjanipress

Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

lipjanipress
Skip to toolbar