Ish-Kryetari i ORA’s, Veton Surroi, ka zgjedhur të tallet me një vendim të Qeverisë bërë së fundmi. Bëhet fjalë për 17 milionë euro që Qeveria i mori nga buxheti, i cili fillimisht u alokua për projektin e sigurimeve shëndetësore, shumë kjo që parashihet tu ndahet veteranëve të UÇK-së.
Publicisti Surroi, madje ironizon me numrin e veteranëve të deklaruar deri më sot. Në një status në Facebook, ai thotë se në një të ardhme të afërt Kosova do të ketë më shumë veteranë të UÇK-së se sa popullatë.
“Popullata e Kosovës prej vitit 1999 deri më sot është rritur 10 për qind.
Numri i veteranëve të UÇK prej vitit 1999 deri më sot është rritur 120 për qind.
Porosi për buxhetet e viteve në vijim : në një ardhmëri të afërt, me këtë trend , Kosova do të ketë më shumë veteranë të UÇK-së se sa popullatë”, është shprehur Surroi.
Express sot ka raportuar se si Qeveria pretendon që paratë për sigurimet shëndetësore t’i transferojë në buxhetin për paga të veteranëve.