Lipjanipress

Vettingu “godet” gjyqtarët dhe prokurorët, Ambasada e SHBA-ve revokon vizat për disa prej tyre

Lajme Shqipëri

Ligji i vettingut duket se po jep frytet e para disa kohë pasi ka hyrë në fuqi.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se u ka hequr vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

“Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, vijon ambasada.Express

Facebook Comments

Related posts

Kanabisi edhe si ilaq shërues.(Video)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti realizon premtimin për ndërimin e shkollës në fshatin Mirenë

lipjanipress

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli