LipjaniPress

VIDEOSKANDAL:SHEFI I KABINETIT TË SFARQËS JEP PARA PËR TË VOTUAR LDK-N

Lajme

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke përgatit kallëzim penal ndaj shefit të kabinetit të kryetarit në detyrë Muharrem Svarqa, Balton Dërguti, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit siguroi një ulëse në Kuvendin e Ferizajt. Shkas për këtë u bë një video e publikuar nëpër rrjetet sociale ku Dërguti gjatë bisedës me personin me inicialet L.K, dëgjohet duke i premtuar para në këmbim të votave.

Policia e Kosovës në Ferizaj thotë se ka kryer intervistimin e këtyre dy personave, ndërkaq me pjesën tjetër do të merren organet e drejtësisë.

“Pas publikimit të një incizimi në rrjetet sociale Prokuroria e Shtetit ka autorizuar hetuesit rajonal të hetimeve që të ndërmarrin veprimet policore dhe të intervistohen dy të dyshuarit, policia gjatë ditës së djeshme ka kryer intervistimin e dy të dyshuarve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal lidhur me veprën penale dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, pas intervistimit të të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit palët janë liruar, ndërsa lënda procedohet në prokurori, në gjykatë, në procedurë të rregullt”, tha Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Ferizajt.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, duke mos dashur të prononcohet para kamerës, përmes telefonit njoftoi se janë në përgatitje të kallëzimit penal për Balton Dërgutin. Ai tha se për këtë vepër dënimi është nga 1 deri në 5 vite burgim.

Derisa, Balton Dërguti refuzon të deklarohet për media, shefi i tij Muharrem Svarqa, në një tubim elektoral të mbajtur dje, tha se distancohet nga ky veprim duke theksuar se blerja e votave nuk është traditë e LDK-së dhe se nuk e donë votën e blerë.( Televizioni Tema)

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Aktori i njohur kosovar aderon në Vetëvendosje (FOTO)

lipjanipress

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

Flakadon Gani Banushi: kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

Kuvendi nuk aprovoi rendin e ditës, mbyllet seanca

lipjanipress

Zgjedhjet presidenciale, Serbia do të hapë 90 vendvotime në Kosovë

lipjanipress

Grupi i Kumanovës dënohet me 746 vjet burg

lipjanipress

Kudo mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe kandidaten Selvije Halimi(FOTO)

lipjanipress

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

lipjanipress

Imami Musliu: Kur i pashë 56 kufomat, s’e besoja se ishte edhe Adem Jashari

lipjanipress

Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

lipjanipress

Ka mbyllur punimet Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, ICLLC 2017 e Kolegjit AAB

Press Lipjani

Mësuesja dhunon nxënësin në një Shkollë.

lipjanipress
Skip to toolbar