LipjaniPress

Vuçiqit i pengon Haradinaj si negociator në Bruksel

Lajme

Kryeministri dhe njëherësh president i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se asociacioni i komunave me shumicë serbe, edhe pse për gjithçka është dakorduar në Bruksel, edhe katër vjet që nga atëherë ende nuk është formuar.

Ai tha se duket që nuk ka kurrfarë vullneti nga Prishtina për formimin e asociacionit dhe se serbët do të thirren në marrëveshjen e Brukselit, dhe mbetet që çështja se si ajo do të zbatohet nga të tjerët.

Vuçiq ka thënë se është poshtëruese për BE-në para se gjithash që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të jetë pjesë e delegacionit të Prishtinës në dialogun në Bruksel dhe konsideron se BE-ja nuk mund ta lejojë këtë.

Ndryshe, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj është kandidaur për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, që u arrit në orën e fundit të paraparë nga KQZ’ja për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Haradinaj, ka vazhduar të mbajë qëndrim kundër Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, madje e ka quajtur atë ‘Zajednicë’ menjëherë, një ditë, pasi u kandidua për kryeministër. /GazetaExpress/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

Hajrullahu viziton zyrën komunale për punësim në Lipjan

lipjanipress

Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht (FOTO)

lipjanipress

Hapja Zyrtare e Fushatës nga LDK-Lipjan bëhet në Gadime (te Shpella), nga ora 19:00.

lipjanipress

Mbi 100 të vdekur nga ortekët në Afganistan dhe Pakistan (Foto)

lipjanipress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

lipjanipress

Ja ku e kishte kaluar natën 4 vjeçari i humbur në Mramor

lipjanipress

Komisioni Parlamentar për Media dënon ashpër kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

lipjanipress

Parashikimi i motit për javën që po vjen

lipjanipress

Spanja do ta ndalë ‘me forcë’ referendumin në Kataloni

lipjanipress

Hoxha i SPRTK-së: Udhëheqja e RTK-së nuk jep përgjegjësi për asgjë

lipjanipress

NATO strikt neutrale ndaj statusit: Nuk ua njeh Mustafës e Thaçit postet që i mbajnë

lipjanipress
Skip to toolbar