Komandant ti ishe i kohës, por ne u bëmë të vonuar
Deri tani disa, veq kur ke rënë të kanë kujtuar
Asnjëherë nuk e kujtuan arsyen pse u flijove
Vetëm në ktë ditë dhe në fushatë atyre ju kujtove..
Do të të quaja Skenderbe, por një gjë nuk më lejoi
Gjithë e dijmë se Skenderbeu, Turqit për shumë kohë i luftoi
E si ti fyej sot ata, që varrezat e familjes suaj i ngriten
Se komandantët që mbeten mbrapa, as njëherë nuk u mërziten.Nuk kam qëllim të thellohem, më shumë në Histori
Sepse gjëra të tilla, nuk përshkruhen me dy fjalë a tri
Por sot ndjehen mirë, gjithë ata që ndjehen me gjak Shqipëtar
Dhe bëjnë shpalosjen tënde, duke qenë faqebardhë.Gjithë jemi dëshmitar të kohës, dhe një gjë mirë ta kujtojmë
Kur u nda buxhet për juve, disa smunden as të votojnë
Por për të gjithë ata do të kujdeset Historia
Nuk mund ti rrëzoj askush figurat, që i ngriti vet Liria./LipjaniPress.com//Shkroi Ymer Troshupa