Lipjanipress

Ymeri: Dialogu s’bën të vazhdojë, Isa dhe Hashimi janë të nënshtruar

Lajme

Kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ka kërkuar që të ndalet dialogu me Serbinë. Ai madje për ta ndalur këtë çështje ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës qysh sonte.

“Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog. Nuk mund të shkojnë në Brukel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, ka shkruar Ymeri në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se dialogu nuk duhet të vazhdojë në asnjë mënyrë, pasi kjo përveç që e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës Serbe te UNESCO.

“Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veëlin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit”, ka thënë Ymeri.

“Nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashkërendimit kombëtar. Këto nuk bëhen bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi”, ka përfunduar ai.

Facebook Comments

Related posts

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Press Lipjani

Ish Kryeministri i Kosoves ndërron jetë!

lipjanipress

Përurohet Qendra e Paraburgimit në Prishtinë objekt me standarde të larta.

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli