Lipjanipress

Zaev sot në Gjykatë për seancën e re të rastit “Ryshfeti”

Lajme

Në Gjykatën Penale të Shklupit sot do të mbahet seancë e re për rastin “Ryshfeti”, në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është akuzohet për marrje ryshfeti nga pozita e kryetarit të Komunës së Strumicës, njofton Portalb.

Seancat gjyqësore për këtë rast disa herë janë anuluar. Përndryshe, avokatët e Zaevit, kanë kërkuar largim të prokurorit të lëndës, Vlladimir Milloshevskit, pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për disa vepra penale, por Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e ka refuzuar të njëjtën.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që ta privatizojë.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Facebook Comments

Related posts

KOMUNITETI I FSHATIT LLUGAXHI NË LONDER MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN

lipjanipress

Kandidati për kryetar z. Heset Sahiti shpalosi edhe në Gllogoc programin për qeverisjen 4 vjeçare në Lipjan.

lipjanipress

Apel Urgjent Ta Ndihmojm Familjen Hashani (Gadime e Ulët)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli