Lipjanipress

Zbuloni nëse keni kancer gjiri përmes këtij testi të thjeshtë (FOTO)

Shneta

Popsugar ka sjellë një ide të zgjuar për zbulimin e shenjave të kancerit të gjirit përmes fushatës me limon.
E krijuar nga Organizata WorldWide Breast Cancer, përmes grafikut e keni shumë të lehtë të kuptoni simptomat e zbulimit të kancerit të gjirit.

Kjo foto është bërë virale në momentin kur Erin Smith Chieze e postoi në facebook si përgjigje e postimeve të të tjerëve që thjeshtë postonin zemra të thyera për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Në postin e saj, ajo sqaroi përvojën me kancer dhe se sa frustruese ishte për të kur shihte zemra të tilla, e jo diçka që në fakt mund të shpëtonte jetë njerëzish.

“Ju lutem, ndaloni së bëri lojëra të tilla që në fakt nuk promovojnë ndërgjegjësim”, ka shkruar Erin. “Pra, nëse me të vërtetë dëshironi të ndihmoni njerëzit me kancer, ndani fotografi të tilla si kjo”.

Natyrisht kjo fotografi nuk është zëvendësim për takimet e rregullta me mjekun tuaj, por thjeshtë është diçka më e dobishme se sa një sticker me zemër të kuqe.

Ja si mund të kuptoni disa nga shenjat e kancerit të gjirit:

– Masë e trashë, gjurmë e dhëmbëzuar, erozion i lëkurës, irritim apo skuqje, rrjedhje e lëngut, gungë e gropëzuar…

– Dalje e gungës, rritje e venave, thitha të tërhequra, deformim i madhësisë, lëkurë e lëvozhgës së portokallit, gungë e padukshme

Facebook Comments

Related posts

Kontrollojeni shëndetin tuaj për një minutë me këtë mënyrë të thjeshtë

lipjanipress

Farat e kungullit luftojnë qelizat kancerogjene

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli