LipjaniPress

Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Halil Matoshit: Nuk të pret sakica në një vend

Lajme

Faton Abdullahu, këshilltar për media i Kryeministrit Mustafa, i është kundërpërgjigjur ish analistit Halil Matoshi, pasi ky i fundit e quajti rrenc, madje edhe një nga fajtorët pse Qeveria Mustafa është rrëzuar.
Abdullahu kishe shkruar një një postim në Facebook se kishte gëzuar fakti pse Halil Matoshi nuk u pranua në LDK për shkak se, sipas tij, një pjesë jo e vogël e koncepteve të tij politike, kulturore dhe identitare janë antirugoviste.

Sipas Abdullahut, Matoshi nuk do ta sulmonte kështu me inat, për këto që ka thënë sikur të mos e konsideronte këtë sulm detyrë të re partiake.

Postimi i Faton Abdullahut:

Me atë që ka thënë Halil Matoshi duke reaguar gjatë dhe ultë ndaj një postimi tim të shkurtë në Facebook dhe duke më ofenduar shumë, u mundua ta kryej një detyrë që i shkreti kurrë s’ka ditë ta bëj edhe pse fortë ka pas qef dhe ka provu jo vetëm një herë– detyrë partiake në politikë. Ai më sulmoj shumë, bile duke ofenduar edhe identitetin tim lokal, s’la gjë pa më thënë.

E vërtetë unë jam i një ‘lagjeje të kasabas’, por nuk e kuptoj pse Halil Matoshi e thotë me nënvlerësim. Kjo kasaba e ka emrin Prishtinë dhe unë jam prishtinali i vjetër. Është një lloj identiteti, e gjenë gjithandej. Mbase atij i duket e çuditshme që një ‘kasabali’ me ja fut kokall shqiptarqe teorive të tija primitive.

Keq, shumë keq, nuk e kam njohur bash për të tillë. Nuk do ta thosha as një fjalë sikur ta dija se do të më sulmonte kështu me ofendime. Nuk ja vlen. Por ama tash nuk mund as të hesht.

Halil Matoshi nuk do të më sulmonte kështu keq e me inat, për këto që kam thënë në postimin tim të shkurt, sikur të mos e konsideronte këtë sulm detyrë të re partiake. Akumulimi i pakënaqësisë së tij u determinua nga hatërmbetja pse nuk u bë LDK dhe më sulmoj mua, bile duke ja qarë hallin LDK se nëse identifikohet ajo me Faton Abdullahun, “pus do ti ket punët”. Nuk e kupton ky sharllatan se LDK nuk identifikohet me individë, sado ekspresivë qofshin ata, sepse është parti shumë e madhe. Por ai mendjengushtë nuk e kupton këtë parti të madhe, gjithmonë e ka keqkuptuar.

Halil Matoshi si atrofik që është në analiza e kalkulime politike, më fajson mua për rënjen e qeverisë, as më shumë as më pak. Dhe shih analizën militante, inatçore të tij, pse – sepse ‘Faton Abdullahu dështoj t’i bind shtetasit se demarkimi i kufinit me Malin e Zi ishte në rregull’.

E vërtetë, ‘dështova’. Dështova unë bashkë me ‘Komisionin shtetëror’, me ‘Komisionin ad hock’ me ‘Komisionin për matjen e territorit’ me ekspertët e pavarur me ‘State Departamentin Amerikan’ me Gjermanin Federale dhe me shumë të tjerë. Dhe ajo pse dështuam është tërpia hamshore e atyre të cilët me trillime ja arritën ta ngrenë një ‘kauzë patriotike’ për ta rrëzuar qeverinë me çdo kusht, me çdo kend, me çdo mënyrë, që pastaj të vijnë vet në pushtet. Ska bir nëne që i bind ata që janë bindur se mos bindja ju sjell bindshëm pushtet. Prandaj nuk është bindur as ky militant i ri. Tani është bërë mercenar i Koalicionit “Mashtrimi i Madh”

Halil Matoshi është nga ata që herë me vetëdije herë pa te, ka shkruar shumë kundër LDK-së. Këtë luftë e kanë bërë dhe po e bëjnë shumë si ai edhe sot e kësaj dite. Ata të cilët, kur nuk mund të bëhen pjesë e saj e pështyjnë, ofendojnë dhe duan ta shkatërojnë apo së paku ta përçajnë. Kështu bëjnë edhe disa që largohen prej saj. Thelbi i kësaj lufte ishte dhe është – rugovizmi të ndahet nga LDK. Rugovizmi është diçka tjetër, LDK është diçka tjetër – kështu thonë ata të cilët e sulmojnë LDK-n herë tek e tek e shumë më shpesh bashkë. Kështu ka bërë edhe Halil Matoshi. Mandej çudutet pse unë u gëzova që ai nuk u bë pjesë e LDK-së.

Mos dëshiron Halil Matoshi që kësaj rradhe unë të polemizoj me te për nacionalizmin, shtetin apo identitetin. Ik bre. Para 20 viteve kam botuar libra e punime për këto çështje dhe kam studijuar në universitet prestigjioz në Londër. Kosovarizmi i tij është primitivizëm antievropian, anti- rugovizëm. Rugovizmi është shqiptarizëm – koncept i djathtë politik. Halil Matoshi ka mbetur në shekullin e XX me teoritë e mësuara nga autorët që ka mundur ti lexoj serbo-kroatisht të ardhura nga Zagrebi e Beogradi, në Prishtinë. Aty është ende – e do mu bo pjesë e LDK-së.

Ai në fund me një përkushtim neveritës partiak, që të kujton militantë enveristë thotë – politika është besim prandaj unë i besoj 1001 her për çështje të atëdheut Ramush Haradinajt dhe zero herë i besoj Faton Abdullahut. Jam i bindur se ai nuk i beson as Ramush Haradinajt as Faton Abdullahut, për asgjë. Nuk mundet, nuk dinë. Nuk i ka pre sakica në një vend, për asgjë, asnjëherë. Ai në parti sjell fjalë, jo punë. Dhe fjalët e tij ja humbin votat çdo partie. A do t’i besosh tash e tutje shefit tënd të ri Kadri Veselit. Ashtu si u gëzova unë që nuk e pranua në LDK, ashtu do të gëzohen edhe ata kur do ta largojnë prej atje ku s’do ta bëj vendin.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

Edhe ushtarët maqedonas bëjnë shqiponjën

lipjanipress

Rrëfimi i Hamëz Jasharit, pak ditë para sulmit nga forcat serbe (Video)

lipjanipress

Zyrtari i Gjykatës me veturë zyrtare bllokon e më pas fyen pacientët në QKUK (Foto)

lipjanipress

Komisioni Parlamentar për Media dënon ashpër kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

lipjanipress

Edi Rama në AKK: Procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet

lipjanipress

Bujani që vetëm para pak ditësh ka formuar nëndegën e Nismës, po tregon që çdo ditë po e rritë përkrahjen për kandidatin për kryetar të Lipjanit z.Heset Sahiti, duke u bazuar në programin tij zgjedhor.

lipjanipress

Kuvendi nuk aprovoi rendin e ditës, mbyllet seanca

lipjanipress

Video ekskluzive nga momenti i të shtënave në Pejë

lipjanipress
Skip to toolbar