LipjaniPress

Zgjedhjet në Kosovë, me (2K) dy mijë vëzhgues më pak,

Lajme Lipjani

Integriteti zgjedhor që ka arritur Kosova në disa palë zgjedhje po bënë që zgjedhjet e 14 shkurtit të mbahen për herë të parë pa monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkohë do të jenë edhe dy mijë vëzhgues më pak të angazhuar për monitorim të zgjedhjeve të nesërme në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, për shkak edhe të pandemisë COVID-19.

Florent Spahija nga koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim thotë se vetëm 500 vëzhgues do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit dhe në vendvotime.

Spahija thotë për KosovaPress se kanë reduktuar numrin e vëzhguesve edhe për shkak të pandemisë.

“DnV ka marrë një vendim të tillë (për uljen e numrit të vëzhguesve) për shkak të pandemisë, e dyta, integriteti i zgjedhjeve ka shkuar duke u rritur dhe kjo është një arsye tjetër pse është zvogëluar misioni. Normalisht, do ta bëjmë me sistemin e monitorimit sistematik, normalisht nuk ka me qenë në të gjitha klasat, në të gjitha vendvotimet. Ajo që do të bëhet, do të bëhet përmes një mostre të caktuar”, thotë ai.

Angazhimi i institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve, për një proces të lirë zgjedhor, sipas tij, është arsyeja e ngritjes së integritetit zgjedhor në nivelin që është sot.

Meqë nuk mund të mbulojnë të gjitha qendrat e votimit e rrjedhimisht as të gjitha vendvotimet, Spahija bënë të ditur se do të organizohen në bazë të mostrës, të cilën e kanë përcaktuar bashkë me institucionet e tjera përgjegjëse.

“Ne do të kemi në teren 500 vëzhgues, të cilët do të komunikojnë me ne gjatë tërë ditës. Çdo shkelje që do të ndodhë gjatë ditës në vendvotim, është një pasqyrë reale për atë që ndodh në tërë territorin e Kosovës, por që konsiderojmë që integriteti i zgjedhjeve është në nivelin e tillë meqë është angazhuar Prokuroria, Policia e Kosovës, gjykatat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe të gjitha organizatat dhe organizmat shtetëror për të mbrojtur votën. Në një qendër votimi mund të jenë 2-3 veta, por ndonjë qendër mund të mos mbulohet fare. Kjo varësisht nga ajo se qysh është përcaktuar mostra”, thekson Spahija.

Ngritja e vetëdijes kombëtare se vota është e shenjtë, për Spahijën është garantuese për një proces zgjedhor të lirë. Në të kundërtën, ai thekson se kushdo që nuk respekton ligjin mund të shkojë në burg.

“Vazhdimisht kemi punuar si organizatë dhe si grup i organizatës në këtë drejtim, pra që me e rritë vetëdijen që vota është e shenjtë dhe duhet të mbrohet nga komisionerët por edhe nga vet qytetarët. Keqpërdorimi i votës është vepër penale dhe ka me u ndjek (ligjërisht), kurdo që zbulohet. Mos të mendojë dikush që nëse nuk shihet në vendvotim që po e keqpërdor votën, nuk ka me u pa nga dikush që i sheh ato fletëvotime, pra dikush i auditon ato fletëvotime, më pas mund të shkojë dikush në burg vetëm pse ka punuar në kundërshtim me atë që thotë ligji”, shprehet ai.

Spahija thotë se ndonëse me numër të reduktuar të vëzhguesve, Demokracia në Veprim do të mbledh të gjitha informatat nga tereni në një qendër dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.

Nesër, më 14 shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ndërsa kujtojmë se vendi shkoi në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë përfiton aparaturë shëndetësore

lipjanipress

Vuçiq një ditë para takimit në Bruksel thotë se nuk iu beson shqiptarëve

lipjanipress

Liberalizimi i vizave nuk varet nga ne, thotë ministrja e Integrimit

lipjanipress

SHBA-ja përgatitet për një sulm bërthamor nga Kim Jong-un

lipjanipress

Bujani që vetëm para pak ditësh ka formuar nëndegën e Nismës, po tregon që çdo ditë po e rritë përkrahjen për kandidatin për kryetar të Lipjanit z.Heset Sahiti, duke u bazuar në programin tij zgjedhor.

lipjanipress

Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Press Lipjani

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO.

Press Lipjani

Një shtyllë elektrike në Dobraj të Lipjanit rrezikon seriozisht kalimtarët dhe banoret pranë shtyllës elektrike(FOTO)

lipjanipress

Pas PDK’së edhe VV nis përgatitet për zgjedhje, Kurti kandidat për Kryeministër

lipjanipress

Procesi gjyqësor vazhdon kundër të akuzuarve për puç në Mal të Zi

lipjanipress

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, zgjedhjet e sotme në Kosovë, vlerësohen si shenjë e pjekurisë demokratike të vendit

lipjanipress

Limaj thotë se opozita do t’i fitojë 57% të votave në zgjedhjet e ardhshme (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar