Lipjanipress

Zvicra s’ka përjetuar janar më të ftohtë në 30 vjetët e fundit

Lajme

Zvicra shënoi muajin janar si më të ftohtin në 30 vitet e fundit, me një temperaturë mesatare minus tre gradë Celsius në qendër të vendit, bënë sot të ditur shërbimet meteorologjike.

Prej 10 ditësh, temperaturat mbeten në vlera negative dhe një numër i konsiderueshëm liqenesh janë ngrirë apo mbuluar në disa pjesë nga blloqe akulli.

Sipas SRF Meteo, shërbimi meteorologjik i televizionit publik zviceran, mesatarja e temperaturave ka rënë në minus tre gradë Celsius në qendër të vendit, ose më shumë se tre gradë më pak se mesatarja afatgjatë, që është 0,3 gradë Celsius.

Duhet të kthemi pas në kohë, në vitin 1987 për të gjetur janarin më të ftohtë, me një temperaturë mesatare prej minus 4,3 gradë Celsius, përcjell Atsh.

Vlera më e ulët u regjistrua në Brevine, në kantonin e Neuchatel, me minus 41,8 gradë Celsius.

Facebook Comments

Related posts

Partia e Ashkalive për Integrim – dega në Lipjan ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor (FOTO+VIDEO)

lipjanipress

Në këto vende nuk do të ketë rrymë gjatë ditëve të ardhshme

lipjanipress

Azilkërkuesit në Kosovë me apartamente banimi

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli